7.3 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takoi përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës: Përgatitjet për Paris 2024 janë gati

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria thuhet se Lojërat Olimpike Paris 2024 ishin temë diskutimi, ku kryeministri shoqërohej nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe zëvendësministrja Daulina Osmani.

“Potenciali i sportistëve të Kosovës është dëshmuar përmes fitoreve të shënuara në garat më prestigjioze sportive. Në bashkëpunim me Komitetin Olimpik, përmes Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Qeveria e Republikës së Kosovës do vazhdojë përkrahjen ndaj të rinjve tanë e kapacitetit të jashtëzakonshëm të tyre sportiv, si njërit prej ambasadorëve më të mirë të shtetit tonë në botë”.

“Përgatitjet për Paris 2024 janë gati, dhe delegacioni shtetëror i Republikës së Kosovës do të jetë në Paris prej datës 25 korrik në mbështetje të sportistëve tanë pjesëmarrës”, thuhet në njoftim.

Poashtu, u diskutua edhe për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, nikoqire e të cilave është Republika e Kosovës.

“Mobilizimi për organizimin e këtyre Lojërave është i lartë. Vullneti i Qeverisë dhe partnerëve të saj është në kapacitetin e saj të plotë, për të organizuar një ngjarje të madhe sportive ndërkombëtare, për dobi të qytetarëve të Kosovës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img