0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takoi ambasadorët QUINT-it dhe BE-së, diskutojnë për kërkesën e Serbisë për organizmin e zgjedhjeve në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim sot përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, me të cilët diskutuan për temat aktuale si dhe kërkesën e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës.

Kryeministri theksoi se për këtë çështje ai ka informuar tashmë OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Kurti ka shprehur keqardhje për mungesën e gatishmërisë së Serbisë për një marrëveshje të tillë që do të ju mundësonte shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje, sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img