9.2 C
Pristina
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

spot_img

Kurti takohet me Sonja Biserkon, flasin për zhvillimet e fundit në rajon

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

Kryeministri Kurti ka pritur në takim Biserkon, ku kanë diskutuar mbi zhvillimet në rajon.

Ai ka theksuar rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe barazisë për gjithë qytetarët në Kosovë.

Tutje, ai e ka falënderuar Biserkon për angazhimin dhe kontributin në ndërtimin e urave të paqes e bashkëpunimit.

“Kryeministri Kurti ritheksoi rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim me qëllim gjithëpërfshirjen dhe një shoqëri të drejtë, progresiste e demokratike. Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Biserko për angazhimin dhe kontributin në ndërtimin e urave të paqes e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë brenda rajonit”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img