Kryeministri Kurti është takuar me shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.
Në njoftimin e ZKM-së thuhet se Kurti me Wigemark kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe çështjet aktuale “me theks” të fusha e sundimit të ligjit dhe situatës së përgjithshme të sigurisë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark. Me z. Wigemark, kryeministri Kurti diskutoi për zhvillimet e fundit dhe çështje aktuale, me theks te fusha e sundimit të ligjit dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në vend. Ai u informua nga z. Wigemark për zbatimin e detyrave të EULEX-ut në kuadër të mandatit aktual dhe folën për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore dhe misionit të EULEX”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.