0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takohet me Plenkoviqin, flasin për sigurinë, dialogun e nevojën për zbatim të marrëveshjevev

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me homologun kroat, Andrej Plenkoviq, me të cilin foli për raportet mes të dyja vendeve.

Gjatë këtij takimi, bëhet e ditur se u theksua përkushtimi i përbashkët për fuqizimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e tyre në fusha me interes të përbashkët.

“Mes marrëveshjeve dhe mundësive për thellim të bashkëpunimit, u veçua fusha e sigurisë si dhe ajo e arsimit për më shumë shkëmbime e trajnime të përbashkëta”.

“Në këtë takim u bisedua dhe mbi paqen e sigurinë në Ballkan, ku Kryeministri tha se Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit. Ai theksoi sulmin paramilitar të Banjskës nga i cili u shënua dhe një vjetori i këtij akti terrorist tre ditë më parë, si dhe propagandën e vazhdueshme dezinformuese të aparatit shtetëror serb mbi Kosovën e veçanërisht veriun e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klanksova.tv.

Më tej, thuhet se Kurti e informoi Plenkoviqin edhe mbi dialogun me Serbinë që po zhvillohet në Bruksel, nga ku tha se Kosova është e përkushtuar ndaj procesit të normalizimit.

“Mbi dialogun me Serbinë që zhvillohet në Bruksel, Kryeministri ritheksoi përkushtimin e Kosovës ndaj procesit të normalizimit dhe nevojën për respektimin e pakusht, si dhe zbatimin e plotë e pa vonesa të mëtejme të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues, teksa Serbia ende nuk po e nënshkruan dhe nuk është e gatshme për ecjen tutje drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img