Site icon PrishtinaPress

Kurti takohet me përfaqësuesin special të Norvegjisë në Ballkan, e njofton për përgatitjet që LVV po bën për zgjedhje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca kanë pritur në një takim përfaqësuesin special të Norvegjisë në Ballkan, Arne Sannes Bjorstad dhe ambasadorin Jens Erik Grondahl.

LVV përmes një njoftimi për media thotë së në takim janë diskutuar shumë tema, duke përfshirë edhe përgatitjet që kjo parti po bën për zgjedhje.

“Biseda përgjatë takimit përfshiu shumë tema. U diskutua mbi situatën tejet të rënduar me COVID-19 nga qershori e së këndejmi, dhe rrezikun e përkeqësimit me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe dimrit. Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është shprehur edhe në ndihmat e fundit me 20 respiratorë nga Norvegjia. Ndër çështjet e trajtuara ishte edhe situata gjeopolitike në Ballkan e më gjerë, dialogu me Serbinë dhe katër lëndët e adresuara nga VETËVENDOSJE! në Gjykatën Kushtetuese për të cilat po priten vendimet, si dhe përgatitjet që po bën Lëvizja për zgjedhjet e reja”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Më tej në njoftim thuhet se “Kurti falënderoi Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkan, Bjornstad, dhe ambasadorin Grondahl për përkrahjen e vazhdueshme dhe të pa rreshtuar të Norvegjisë ndaj Kosovës dhe u zotua për fuqizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”.

Exit mobile version