1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takohet me Osmanin, thotë se Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar sot me nënkryetaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, Kurti ka shkruar që së bashku me Osmanin kanë biseduar për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që i presin, transmeton Telegrafi.

Kurti ka shkruar se Kosova do të dalë nga kriza dhe se do të përparojë.

“Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, pas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV dhe LDK kanë filluar bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisës. Që të dyja partitë kanë krijuar grupet punuese të cilët po vazhdojnë takimet, ku po diskohet për planet e qeverisë së re.

Theksojmë se Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, VV ka marrë 203 mijë e 52 vota, ndërsa LDK ka marrë 197 mijë e 702 vota./Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img