5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takohet me komandantin e ri të KFOR-it, Ferenc Kajari

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajari, të cilit i uroi suksese në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen për rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Në takim u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, të komunikimit reciprok dhe bashkërendimin e veprimeve ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët.

Komunikimi i afërt dhe koordinimi ndërinstitucional u cilësua si domosdoshmëri për garantimin e sigurisë në vend, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img