Site icon PrishtinaPress

Kurti takohet me Guerotin, temë diskutimi ishte bashkërendimi në arritjen e objektivave të përbashkëta

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot.

Bëhet e ditur se Kurti e Gueroti folën për bashkëpunimin në fusha të ndryshme, në kuadër të raporteve dypalëshe dhe bashkërendimin në arritjen e objektivave të përbashkëta.

“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Guérot për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe angazhimin e tij në thellimin e marrëdhënieve bilaterale”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se sot u bë lansimi i projektit GENESIS, që sipas kryeministrisë, synon të mbështesë të rinjtë e Kosovës që të zhvillojnë aftësitë e tyre në industrinë kreative e gjithashtu e forcon bashkëpunimin me Francën.

Exit mobile version