1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takohet me familjarët e viktimave të masakrës së Paklekut: Krimet e Serbisë nuk mund të zhduken e as të harrohen

Kryeministri Albin Kurti, priti në takim familjarët e viktimave të Masakrës së Paklekut, Teuta Elshanin, Fadil Muqollin dhe Xhavit Muqollin dhe profesorin Nusret Pllana, autor i librit “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi shqiptarët 1844 – 1999”.

Javën e kaluar përkujtuam 23-vjetorin e Masakrës së Paklekut dhe të Çikatovës së Vjetër në të cilën u vranë dhe masakruan 77 shqiptarë civilë të paarmatosur.

Këto masakra, sikurse edhe të gjitha masakrat tjera në Kosovë, janë dëshmi e pamohueshme e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të shtetit serb ndaj shqiptarëve gjatë luftës së vitit 1998/1999.

Siç njoftohet, në këtë takim u diskutua për rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës dhe për rolin e rëndësishëm që Instituti për krimet e kryera gjatë luftës do të ketë në arritjen e këtij qëllimi.

Kurti tha se krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të zhduken e as të harrohen, dhe se na duhet që të gjithë, organizata e institucione shtetërore, shoqëria civile, hulumtues të pavarur, e ekspertët të jashtëm, të angazhohemi në dokumentimin dhe adresimin e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img