Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Sekretarin e Jashtëm britanik, James Cleverly,
Kurti theksoi se me të ka biseduar për situatën aktuale që po ballafaqohet Kosova, pas sulmit në fshatin Banjskë të Zveçanit nga grupi kriminal serbë.
“Diskutuam për situatën aktuale me të cilën po përballet Kosovën. E theksova nevojën për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse për sulmin terrorist dhe shkelje të tjera, dhe potencova rëndësinë e mbështetjes së sigurisë”, shkroi Kurti në platformën X.