-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takohet me ambasadoren franceze në Kosovë, diskutojnë për sigurimin e vaksinave dhe dialogun me Serbinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Ambasadorja Butel e uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe për përmbylljen me sukses të procesit të konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti ia shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për letrën e urimit nga presidenti i Republikës së Francës, Emannuel Macron, dhe mbështetjen e ofruar.

“Franca është aleat i rëndësishëm i shtetit të Kosovës”, tha kryeministri Kurti.

Ambasadorja franceze dhe kryeministri Kurti diskutuan edhe për situatën me pandeminë dhe për domosdoshmërinë e marrjes së masave të reja kundër COVID-19.

Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadoren edhe për vështirësitë në sigurimin e vaksinave dhe shprehu shpresën që partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën në tejkalimin e pandemisë.

Në takim u bisedua edhe për projektet dhe marrëveshjet në fusha të ndryshme të bashkëpunimit Francë-Kosovë dhe për të ardhmen e dialogut të Kosovës me Serbinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img