Kryeministri i Republikës, Albin Kurti është deklaruar për takimin që zhvilloi me presidentin e shtetit, Hashim Thaçin.
Ai përmendi se ishte datë dhe ditë interesante: “E premte, dhe i 13-ti”.
“Filloi me diskutimin për situatën me koronavirus e përfundoj me ndërprerjen për lajmin që na u dha për koronavirus. U dakorduam që të takohemi në mënyrë që të komunikojmë për politikën e jashtme.
Takimi ka hapur një mori temash, prej mini-shengenit dhe te Aleanca Ballkanike. Prej pozitës dhe opozitës deri te dialogu në Bruksel dhe Uashington dhe tarifa. Mendojë se ka qenë një takim i rëndësishëm. Është lajm i mirë që kryeministri dhe presidenti bisedojnë së bashku për atë që është e përbashkët.
Ka qenë takim substancial. Ne duhet ta rrisim parashikueshme rinë e njëri tjetrit për njëri-tjetrin”, ka deklaruar ai.