4.5 C
Pristina
Thursday, January 9, 2025

Buy now

spot_img

Kurti sulmon dhe sfidon Prokurorinë Speciale: Unë guxoj t’iu them s’po vij, ta shohim a guxojnë ata të vijnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të sulmojë Prokurorinë Speciale, ndërsa i ka sfiduar publikisht për ftesën për intervistim në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore, në të cilin është e implikuar edhe ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari.

Kurti sulmoi dhe sfidoi Prokurorinë, duke thënë se ka guxim t’i përgjigjet ftesës negativisht dhe të shihet “a guxojnë ata të vijnë”.

“Prokurori Isufaj është regjisori i një pamje kur unë hyj në Prokurorinë e Shtetit dhe prodhohet një lajm ndërkombëtar ku thuhet se kryeministri i Kosovës intervistohet për një rast korrupsioni. Aty nuk thuhet si dëshmitar. Qiky është qëllimi. Unë guxoj t’iu them s’po vij, ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë. Gjithmonë publikisht, unë s’kom privatisht kurgjo.” –tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img