3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Stabiliteti në ShBA i rëndësishëm për demokracinë e sidomos për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur edhe një herë tronditjen për tentim vrasjen e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ku dhe ka thënë se e dënon ashpër këtë akt kriminal.

Kështu u shpreh Kurti në mbledhjen e 55-të të këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndër të tjera, i pari i ekzekutivit u shpreh se ShBA-ja është aleati kryesor i Kosovës, dhe se stabiliteti atje ndikon në të gjithë botën, e veçanërisht në vendin tonë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku dhe aleati ynë më i madh dhe i pazëvendësueshëm, demokracia, siguria dhe stabiliteti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të rëndësishme për demokracinë, sigurinë dhe stabilitetin në mbarë botën, e veçanërisht në Republikën e Kosovës”, u shpreh Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img