Site icon PrishtinaPress

Kurti s’pranon të përgjigjet rreth emërimit të Zëvendësministrit Radomiroviq që ishte pjesë e ushtrisë: Jo këtu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media pas vizitës në Klinikën e Onkologjisë në QKUK. Gazetarët tentuan të marrin përgjigje për emërimin e Radoica Radomiroviq, por s’morën përgjigje nga kryeministri.

Kurti në dy raste refuzoi që të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve, lidhur me emërimin e Radomiroviq i cili ka pranuar se ka qenë pjesë e luftës së fundit në Kosovë.

“Unë thashë Arben Vitia, Arben Vitia. Më falni por nuk mundeni kështu. Jemi para Institutit të Onkologjisë. Për çështje të tjera, për tema të ndryshme janë konferencat në Kryeministri  me ministrat e tjerë. Tash e ka fjalën Arben Vitia. Tash e ka fjalën Arben Vitia”, tha Kurti duke folur në tension.

Njëjtë veproi edhe kur i erdhi radha të flas drejtorit të Onklologjisë, Ilir Kurtishi.

“Tash e ka fjalën drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi”, tha ai, pasi gazetarët sërish tentuan që të marrin përgjigje nga Kurti për emeërimin e Radomiroviqit.

Ndërsa në përfundim të konferencës ai refuzoi të përgjigjet tërësisht, duke shtuar se përgjigjet mund të merren nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ose nga ministrat në një konferencë për media në kryeministri.

“Këtu jemi para institutit të Onkologjisë dhe nuk besojë që pyetjet e juaja janë çështje në Onkologji. Me ministrat e tjerë në një konferencë tjetër në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu zëdhënësi dhe unë jemi në dispozicion për juve por jo tani”, deklaroi Kurti.

Exit mobile version