Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot do të udhëtojë për në Tiranë.
Kurti atje pritet të zhvillojë takime me krerë institucionalë shqiptarë.
Besohet se temë diskutimi e Kurtit me liderët e Shqipërisë do të jetë marrëveshja e arritur në Ohër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për normalizimin e raporteve.
Para se të niset për në kryeqytetin shqiptar, kryeministri Kurti do të bëjë homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. prishtinapress.net