-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Sot kujtojmë Leotrimin, Xufen dhe të gjithë fëmijët martirë nga lufta e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar 7-vjeçarin Leutrim Ahmeti në përvjetorin e tij të vdekjes më 11 shtator të vitit 1998, i cili fillimisht ishte plagosur nga sulmi me minahedhës i ushtrisë serbe, e më pas vdiq në në Spitalin Ushtarak në Gradicë të Drenasit.

Në një postim në Facebook, Kurti ka deklaruar se sot kujton edhe të gjithë fëmijët martirë.

“Leotrim Ahmeti, 7 vjeçar, ndërroi jetë më 11 shtator të vitit 1998 në Spitalin Ushtarak në Gradicë të Drenasit. Plagëve nuk u mbijetoi as shoqja e tij e klasës, Xufe Ahmeti, 7 vjeçare, e plagosur atë ditë”.

“Sot kujtojmë Leotrimin, Xufen dhe të gjithë fëmijët martirë. Qëndrojmë në rrugën e drejtësisë dhe të paqes, për t’u siguruar që të gjithë fëmijët e Kosovës, të mund të luajnë të lirë, pa frikën e plumbave dhe granatave. Sakrifica e tyre na kujton se sa i lartë është çmimi i lirisë sonë. Lavdi!”, ka thënë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img