1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti sot e konfirmoi investimin 7 milionësh për Ambasadën në Britani, por çka raportoi dje The Telegraph për vilën milionëshe

Kosova ka vendosur ta blejë vilën që dikur i përkiste komedianit të ndjerë Spike Milligan.

Objekti do të shndërrohet në Ambasadë. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti.

”I emocionuar të ndaj që ambasada Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar ka një adresë të re dhe së shpejti do të zhvendoset në Hyde Park në një shtëpi që i përkiste komedianit të ndjerë Spike Milligan”.

“Ne jemi të nderuar nga historia kulturore që mban lokacioni dhe synojmë të forcojmë më tej lidhjet tona me Mbretërëinë e Bashkuar“, ka shkruar Kurti në Twitter.

Pikërisht për këtë çështje dje ka raportuar prestigjiozja britanike “The Telegraph”.

Shkrimi nis me fjalinë Kosova po e zhvendos ambasadën e saj në Londër në një rezidencë prej 6.5 milionë funtesh në Hyde Park, dikur në pronësi të komedianit Spike Milligan.

Prona e artit dhe artizanatit në Bayswater është blerë nga Kosova pas një marrëveshjeje të rënë dakord nga ambasadori i vendit Ilir Kapiti. Ambasada e Kosovës aktualisht ndodhet në rrugën John Street në Holborn.

Milligan e bleu këtë pronën prej 5697 metrash katrorë në vitin 1962, shkruan “The Telegraph”.

Rezidenca, e cila ishte ndërtuar në vitet 1890, ka një sërë dhomash të mëdha, tavane të larta dhe dritare të larta dhe ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të ambasadave.

Stafi i ambasadës kosovare synon të zhvendoset në ndërtesë pasi të përfundojë puna e rinovimit.

Marrëveshja u organizua nga Beauchamp Estates./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img