-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti sonte pjesë e darkës me krerët e shteteve pjesëmarrëse në Forumin e Paqes në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar mbrëmë për në Francë, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes që organizohet në kryeqytetin francez, Paris.

Me ftesë të presidentit të këtij shteti, Emmanuel Macron, i cili do ta bëjë edhe hapjen e forumit, të enjten në mbrëmje Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

Të shtunën, më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime.

Përfaqësues politike të rreth 80 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare do të takohen në Paris më vonë sot për të diskutuar mënyrat për të ofruar ndihma humanitare për njerëzit në Gaza.

Qeveria franceze po pret konferencën – e cila do të shqyrtojë rivendosjen e furnizimit me ujë, karburant dhe energji elektrike në Gaza, duke siguruar që ndihmat të mos devijohen për Hamasin, shkruan BBC.

Aty do të jenë delegacione nga disa vende arabe, përfshirë Autoritetin Palestinez që qeveris Bregun Perëndimor dhe Egjiptin. Të pranishëm do të jenë gjithashtu shefat e BE-së dhe disa liderë evropianë.

Por Izraeli nuk do të përfaqësohet dhe Shtetet e Bashkuara po dërgojnë vetëm një ekip të nivelit të ulët. Zyrtarët francezë kanë thënë se Izraeli po mbahet i informuar për zhvillimet.

OKB-ja tha javën e kaluar se rreth 1.2 miliardë dollarë (979 milion £) nevojiten për të plotësuar nevojat e njerëzve në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img