2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Skemat sociale ishin të dizajnuara keq, fokus kishim reformimin rrënjësor 

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, morën pjesë në shënimin e fillimit të pilotimit të skemës për reformën e asistencës sociale në Kosovë.

Kurti gjatë prezantimit të punës së Qeverisë tha se kanë rritje e zhvillim në “çdo aspekt të jetës”.

“Qysh në shtator të viti 2021 ndihmuam me shtesat për lehona e fëmijë. Deri më tani kemi mbi 400 mijë fëmijë që përfitojnë nga këto skema. Ndamë mbi 100 milionë euro për të mbështetur pensionistët dhe për skemat tjera sociale”, ka thënë Kurti.

Si Qeveri nuk u ndalëm por vazhduam me ndihma në disa sektorë. Fokusi ynë ishte reformimi rrënjësor i sistemeve e politikave që ishin keq të dizajnuara. Dizajni i skemës aktuale sociale është diskriminues sepse në momentin që fëmija në një familje ka mbushur moshën 5 vjeçare atij i është ndërprerë ndihma”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ministri Murati tha se kanë dizajnuar një mekanizëm tjetër.

Personat të cilët mund të jenë prind të vetëm dhe kanë fëmijë nën 18 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, ata që kujdesen për personat me aftësi të kufizuara do të trajtohen si persona që janë në kërkim për një vend pune”, ka thënë Murati.

“Ky pilotim është i hapur dhe është në e-Kosova dhe nëpër qendrat e plotësimit dhe familjarët duhet të plotësojnë aplikimin”./EO/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img