11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: S’ka vend për dyshim, autorët e sulmit terrorist vepruan me mbështetjen e shtetit serb

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë një deklarim publik mbi armët dhe pajisjet ushtarake të sekuestruara nga Policia e Kosovës, gjatë aksionit në parandalimin e sulmit terrorist serb në Bansjkë të Zveçanit.

Ai thotë se kjo është dëshmi që nuk lë vend për dyshime, se autorët vepruan me mbështetjen e shtetit të Serbisë.

”Këto armë dhe pajisje të nivelit ushtarak – të sekuestruara nga Policia e Kosovës”.

”Operacioni anti-terror i pas sulmit të djeshëm – nuk lënë vend për dyshime: Autorët vepruan jo vetëm, por me mbështetjen e shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Kosovës”.

Kujtojmë që pasditen e sotme, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se derisa të qartësohen në plotëni faktet dhe të identifikohet fajtori, ky institucion nuk lëshohet në komentime të situatës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img