1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti s’ka hapësirë për të manovruar, pajtohet që Bërnabiq të vizitojë Kosovën

E ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë ka bërë me dije sot se kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq do të vizitojë Kosovën ditën e hënë. Nga kjo “zyrë” kanë thënë se këtë vizitë po e bëjnë publike 72 orë më herët, siç edhe thotë marrëveshja për vizitat zyrtare. 

Ndërkohë institucionet e Republikës së Kosovës janë përgjigjur pozitivisht një kërkesë të tillë për vizitë dhe do të lejojnë. Kjo përgjigje pozitive nga Kosova vjen pas arritjes së marrëveshjes për punën e letërnjoftimeve, atmosferë të cilën Kurti s’ka ‘guxuar’ ta prishë.

Kështu ka konfirmuar për Express Qendresa Fazliu, nga zyra për media e Ministrisë së Jashtme. 

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës,  i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq që ta vizitojë Kosovën me datën 5 shtator 2022. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në  marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo.

Bërnabiq do të vizitojë veriun, Mitrovicën, Leposaviqin dhe Zubin Potokun, ku edhe do të vizitojë qytetarët serbë të asaj pjese të Republikës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img