Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar fjalimin e djeshëm të tij që e mbajti në një tubim në Zvicër sonte në mbrëmje.
Publikimi i videos në profilin e tij në facebook është bërë pikërisht në kohën kur PDK ka nisur konventën për kandidatin e PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza.
Si duket Kurti ka dashur të rivalizojë pak me Hamzën duke ‘i hyrë’ në termin.
Kurti ka qëndruar ne Zvicër ditëve të fundit. Atje, në Ambasadën e Kosovës ka takuar gra sipërmarrëse në Zvicër, ndërsa mbrëmë ka mbajtur tubim në Interlaken të Zvicrës.
Sot, Kurti është parë në Kosovë ndërsa për nesër e ka të paralajmëruar një tubim në Vjenë me mërgimtarë, për të cilin ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Austri.