6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti shpreh përkrahjen e plotë të Qeverisë drejt avancimit dhe fuqizimit të UP-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ka pritur sot në zyrën e tij rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi.

Ky takim u bë në prag të shënimit të 54-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, bisedë e diskutimit ishin arritjet dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion.

Qerimi e njoftoi Kurtin se me draft statutin e ri për Universitetin, përveçse dokument i rëndësishëm për institucionin, ai synon të sjellë ndryshime të nevojshme në ngritjen e standardeve të institucionit në tërësi, jo vetëm në vend por edhe më gjerë.

“Ndryshimi i këtij statuti, i cili tani është për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vjen pas plot 11 vitesh. Rektori Qerimi e falënderoi Kryeministrin Kurti për ndihmën që Qeveria ka dhënë përmes skemës së bursave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, STEM, për vajza, e të cilat ai i cilësoi si investim i kthyeshëm për vendin”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img