5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti shpërfill gazetarët, përfundon takimin me Sarrazinin para kohës së paralajmëruar

Mëngjesin e sotëm, nga Zyra për Informim e Kryeministrisë u tha se në mbrëmje, shefi i qeverisë do ta presë në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Takimi u tha se do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë me fillim nga ora 21:30.

“Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë”, u tha në njoftimin e paradites.

Ndërkaq, teksa redaksitë kishin bërë planet për ta mbuluar këtë ngjarje, nga po e njëjta zyrë erdhi një njoftim i ri. Dhe atë në orën 19:27.

Aty u jep lajmi se takimi mes Kurtit dhe Sarrazinit veçse kishte përfunduar.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se për shkak të ndryshimeve në agjendë, takimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i paralajmëruar të mbahej sonte në orën 21:30, tashmë është mbajtur dhe ka përfunduar në orët e para të mbrëmjes”, u tha në njoftimin e ZKM-së, duke mos u thelluar më shumë dhe duke mos kërkuar falje për këtë shpërfillje ndaj mediave.

Kujtojmë se nga BE-ja po i kërkohet vazhdimisht Kosovës që të punojë drejt de-përshkallëzimit të situatës së sigurisë në pjesën veriore të vendit.

BE-ja i ka ndërmarrë disa masa ndaj Kosovës si ndëshkim për dhunën e shpërfaqur nga serbët në veri të vendit ndaj forcave të Policisë, KFOR-it, gazetarëve e ndaj qytetarëve të thjeshtë.

Mbi 90 paqeruajtës të NATO-s u lënduan, ndërsa njërit si pasojë e dhunës së shfrenuar të protestuesve serbë u desh t’i amputohej këmba.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img