Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur shpalosjen e platformës për kryetar të VV’së duke ngacmuar opozitën.
Në fillim e fjalimit të tij tha se ‘dikush thoshte që në shtator do të ketë prapë zgjedhje, po do të ketë, por zgjedhje do të ketë në VV’.
“Ndoshta edhe mbani mend në këtë dimrin që shkoi, kur dikush edhe thoshte që në shtator ka zgjedhje,. Është e vërtet që në shtator ka zgjedhje, por në VV. Këtë të diel më 25 shtator, andaj është mirë që të gjithë anëtarët e VV’së ta shfrytëzojnë këtë të drejtë për demokracinë e brendshme të VV’së”, tha ai.
Ai tha se programi i tij ka 10 pika kryesore, të cilat i listoi si më poshtë:
1: Rritja e numrit të anëtarëve të moshave të reja
2: Rritja e anëtarësisë e vajzave dhe grave
3: Krijimi i kohezionit midis brezave, grupeve shoqërore dhe botëkuptimorë
4.Forcimi i shkollës politike dhe dimensionit ekzekutiv të saj
5. Promovimi i organizimit sindikal në sektorin privat
6. Pergatitja e burimeve njerëzore dhe programore për lokale 2025
7. Përgatitja e platformës politike për mandatin e dytë të qeverisje
8. Rritja e rrjetit të qendrave të VV’së në mërgatë
9. Angazhimi i studentëve dhe profesionistëve në organizatën politike të lëvizjes
10. Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ai jashtë shtetit dhe brenda kombit tonë./Prishtinapress/