4.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Kurti shkroi për riorganizimin e grupit të Radoiçiqit, reagon kryetari i ri i Listës Serbe: Qesharake

Kryetari i ri i Listës Serbe, Zlatan Elek ka mohuar pretendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për takimin e tij dhe kryesisë së kësaj partie me Milan Radoiçiqin në Rashkë.

Elek i ka thënë KoSSev-it se “është hera e parë që dëgjoj gjëra të tilla”.

“Mohim i plotë për këtë çështje. Nuk e kuptoj çfarë lidhje ka Milan Radoiçiq me Listën Serbe”, tha Elek, duke thënë se më 24 tetor u emëruan edhe nënkryetarë të rinj.

Ai i cilësoi si “qesharake” akuzat e Kurtit për takimin në Rashkë.

“Nuk kam asnjë ide për takime dhe deklarata të tilla të Albin Kurtit”, tha Eleku.

Kurti ka alarmuar dje në Facebook se “në Rashkë të Serbisë po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë” dhe se “Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën”.

Ai shkroi se Radoiçiqi, i cili pranoi se e organizoi sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, para një jave “ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova”.

“Gjatë këtij takimi përveç deputetëve të Listës Serbe, kanë marrë pjesë edhe kryetari i ri i saj Zlatan Elek dhe nënkryetarët, Dragisha Milloviq dhe Dalibor Jevtiq. Aty është kërkuar mobilizim për votim të partisë-shtet në Serbi, SNS, në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Ata që janë në listë të rrogave janë kushtëzuar me to, ndërkaq për të tjerë janë ofruar vende pune në periudhë 3 dhe 6 mujore”, shkroi ndër tjerash kryeministri.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img