2.7 C
Pristina
Monday, February 24, 2025

Buy now

spot_img

Kurti shkon te Observatori dhe Planetariumi Kombëtar i Kosovës, fton qytetarët ta vizitojnë me fëmijët

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar së fundmi Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar në Rashincë të Shtimës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes disa fotografive të postuar në Instagram, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij.

Ai u bëri thirrje qytetarëve ta vizitojnë këtë vend, sidomos me fëmijët, njofton Klankosova.tv.

“Rashinca e Shtimes e ka vendosur vendin tonë në hartën ndërkombëtare të astronomisë me Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar të Kosovës. I pajisur me teleskopin më të madh solar në Evropën Lindore të kompanisë SkywatcherUSA, ai është hapësirë e frymëzim për shkencëtarët e rinj dhe vrojtuesit e apasionuar të universit të pafund. Për një përvojë të veçantë e të paharruar ju ftoj ta vizitoni të gjithë, sidomos bashkë me fëmijët tuaj. Ky projekt është mbështetur nga Komuna e Shtimes, Ministria jonë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe donatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një vlerë totale prej 310 mijë euro dhe është i pari dhe i vetmi në vend”, ka shkruar Kurti, njofton Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img