Kryeministri i vendit, Albin Kurti, edhe këtë të diel ka dalë në zyrën e tij në objektin e Qeverisë, por ai nuk e ka shfrytëzuar veturën zyrtare për transort , por ka ecur në këmbë.
Në këtë mënyrë, kryeministri Kurti ka thënë se ka dashur të përçojë mesazh për ruajtjen e ambientit.
“Sot lëviza në këmbë nëpër qytet dhe shkova në zyrë pa makinë. Ambienti është jeta. Prandaj, le ta ruajmë. Sa herë është e mundur duhet ta shmangim lëvizjen me automjet”, ka shkruar Kurti, në rrjetin social Instagram.
Kurti ka postuar disa fotografi, ku ka treguar se rrugën deri në zyrën e tij e ka bërë në këmbë, kështu duke bërë edhe fotografi edhe me qytetarë.