3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti shkarkon “njeriun e LDK-së” në Këshillin e Sigurisë

Shpend Tërdevaj, Sekretar i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, është shkarkuar sot nga kjo pozitë me vendim të Qeverisë së Kosovës.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për shfuqizimin e vendimit të qeverisë paraprake me kryeministët Avdullah Hoti, që e emëroi Tërdevajn në pozitën e sekretarit KSK-së në shtator të vitit 2020.

Në mbledhjen e qeverisë kryeministri Kurti tha se procedura e rekrutimit në punë të Tërdevajt në pozitën e Sekretarit të KSK-së, ishte bërë duke shpërfillur procedurat.

“Nisur nga fakti se rekrutimi i Z.Tërdevaj është bërë në shpërputhje me dispozitat ligjore në fuqi, është e domosdoshme që vendimi të shfuqizohet me qëllim të kthimit të ligjshmërisë”, tha Kurti.Kurti tha se funksionin e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Sigurisë do ta ushtrojë përkohësisht një zëvendësues.

“Pozita në fjalë do të mbulohet nga një zëvendësues i përkohshëm”, tha Kurti, duke paralajmëruar se do të ketë konkurs për këtë pozitë.

Shpend Tërdevaj më parë ka qenë funksionar i Lidhjes Demokratike. Në vitin 2007, ai kishte garuar për Asamblenë Komunale të Klinës nga radhët e LDK-së, ndërkaq nga 2007 deri më 2010 në Qeverinë Thaçi 2 – pjesë e së cilës ishte edhe LDK – ai ishte emëruar zëvendësministër i MAPL-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img