2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kurti shkakton telashe me deklaratat për luftë – kompania amerikane kontakton Kosovën

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se deklaratat që në Kosovë mund të ketë luftë, po e dëmtojnë imazhin publik në sy të investitorëve të huaj. Ai tregon që një kompani amerikane, që ka pasur në plan të investojë në Kosovë, ka kontaktuar me të, duke shprehur shqetësimin për lajmet që po lexojnë në mediat botërore.

Rukiqi i referohet deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili sot tha se rrezikohet të ndodhë një luftë e re në Kosovë.

“Përhapja e opinionit, në mediat globale, që në Kosovë mund të ketë luftë, nuk ja sjell asnjë dobi Kosovës. Kompani të interesuara për investime në Kosovë, në mesin e tyre një kompani amerikane që planifikon të hap degë në Kosovë, në muajt në vijim, më kanë kontaktuar në ditët e fundit, të shqetësuara nga ajo që kanë lexuar”, ka thënë ai.

Ai shton se Kosova edhe pa këto deklarata ka një imazh si vend i konfliktit dhe rrezikut të lartë politik që ndikon të mos ketë interesim për investime.

Kosova edhe pa këto deklarata, ka një imazh të vendit të konfliktit dhe të rrezikut të lartë politik, gjë që ka frikësuar shumë kompani të investojnë në Kosovë. Nuk është e dobishme që tani ta ushqejmë edhe më tutje këtë percepcion.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img