Site icon PrishtinaPress

Kurti shënoi kosh, por nuk fitoi në shah në Podujevë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një vizitë në Komunën e Podujevës, me ç’rast ka treguar aftësitë e tij në sport.

Vizitën e parë e zhvilloi në shkollën “Xheladin Rekaliu” me rastin e zbatimit të programit “Sport në Shkolla” që ka për qëllim ndërtimin e një shoqërie aktive dhe të shëndetshme përmes pjesëmarrjes së rregullt të nxënësve në aktivitet fizik dhe sport.

Kur pa nxënësit duke luajtur basketboll, kreministri nuk i rezistoi tundimit për ta gjuajtur topin në kosh, të cilës gjuajtje nuk ia huqi.

Kryeministri Albin Kurti duke shënuar kosh në shkollën “Xheladin Rekaliu” në Podujevë

“Sporti dhe aktiviteti fizik janë baza e shëndetit, platformë e edukimit, ushqim për mendjen, qendër e rutinës dhe faktor shumë i rëndësishëm i mirëqenies së përgjithshme shoqërore”, shkroi Kurti në Facebook, pas këtij aktiviteti.

Ai e provoi veten edhe në shah, por nuk është se doli fitimtar. Në ballafaqim me kryetarin e Federatës së Shahut të Kosovës, Armend Budima, loja përfundoi me remi.

Në llogarinë e tij në Facebook ai ka shpërndarë një video ku në mënyrë digjitale tregohen potezat që kanë luajtur Kurti dhe Budima.

Exit mobile version