1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: S’gjunjëzohet kulla, s’mposhtet UÇK-ja – ky ishte mesazhi që Serbia e mori nga Haradinajt

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, ku nga atje tha se pas rezistencës së pashembullt të Jasharëve në Prekaz, erdhi edhe qëndresa e fuqishme e familjes Haradinaj e Mehmetaj më 24 mars 1998.

Kurti tha se si familja Jashari, si ajo Haradinaj, kishin armik Serbinë e qëllim Lirinë.

“Beteja e ashpër e 24 marsit dëshmoi guximin dhe vendosmërinë e familjes Haradinaj dhe popullit tonë në rrugën e nisur drejt çlirimit. Nuk gjunjëzohet kulla, nuk mposhtet UÇK-ja, nuk mposhtet Kosova. Ky ishte mesazhi që Serbia fashiste e mori nga kulla e bacës Hilmi”, tha Kurti, njofton prishtinapress.net.

Kreu i qeveri kujtoi pozicionet që kishin marrë ushtarët aso kohe në mbrojtje të vendit.

“Të vendosur në katër pozicione, Hilmi Hardinaj së bashku me Mejremen dhe Frashërin. Ramush Haradinaj së bashku me Bujarin, Dauti me Rasimin e Kujtimin dhe Shkëlzeni me Enverin mbajtën në këmbë kullën, mbajtën në këmbë popullin. Në po atë ditë ranë dëshmorë Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj, sakrificën e të cilëve sot e nderojmë dhe e kujtojmë me respektin më të lartë”, tha Kurti, njofton prishtinapress.net

Më tej, Kurti tha se familja Haradinaj ia di mirë vlerën lirisë e ushtrisë, teksa shtoi se është familje e dëshmorëve të kombit, me gjeneral nga lufta.

“Ushtria është pjesë e pandashme e kësaj familje. Sot në ushtrinë tonë e kemi Luanin, Toger Luan Haradinaj, i cili me zell e përkushtim i shërben atdheut në uniformën e FSK-së”, tha Kurti. prishtinapress.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img