Home Aktuale Kurti sërish me video nga vetura, ja për çka njofton kësaj radhe

Kurti sërish me video nga vetura, ja për çka njofton kësaj radhe

Kryeministri Albin Kurti ka filluar një praktikë të njoftimit të opinionit për aktivitetet e tij me video nga vetura rrugës për në destinacionet e tij.

Ai këtë herë nga Prishtina u nis drejt Gjakovës për vënien e gurthemelit të dy institucioneve arsimore. Këtu Kurti foli për rëndësinë e arsimit në shoqërinë kosovare.

“Jemi rrugës për në Poroshec të Gjakovës, kur do të vëmë gurthemelin e shkollës së re fillore, e mandej në Rezinë të Gjakovës ku do të vendosim gurthemelin e çerdhes së re. E ardhmja e shtetit tonë, por edhe e ekonomisë dhe shoqërisë sonë varet nga arsimi. Mirupafshim!”, tha Kurti.

Paraditen e sotme, Kurti ishte nikoqir i emisarit të SHBA-së, Gabriel Escobar, me të cilin dolën në një konferencë për media, por megjithatë u kursyen në deklarata për detajet e takimit./Prishtinapress/

Exit mobile version