Site icon PrishtinaPress

Kurti: Serbia po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes, sepse përmban njohjen “de facto”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë pak detaje për takimin maratonik me Serbinë.

Ai ka thënë se është arritur pajtimi publik, teksa ka kritikuar Serbinë se po i ikë nëshkrimit të marrëveshjes edhe pse është i përfshirë aneksi, raporton Zeri.info.

“Erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen bazë me aneksin e zbatimit. Kemi arritur pajtim publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër, njëjtë si në takimin e kaluar në Bruksel më 27 shkurt, po i ikën nënshkrimit. Tash edhe me aneks. I takon BE-së të gjejë mekanizmin të bëjë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht të obligueshme”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se marrëveshja bazë është njohje “de facto” mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj Serbia po e refuzon.

Kryeministri Kurti ka thënë se tanimë kjo është çështje i takon BE-së që të zbatohet kjo marrëveshje.

Lajmi në përditësim…
Exit mobile version