Site icon PrishtinaPress

Kurti: Serbia me “metodat e Putinit” përbën rrezik për sigurinë e Kosovës dhe për qytetarët serbë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para ministrave të vet në mbledhjen e së mërkurës, ka folur për sigurinë në vend dhe rrezikun nga Serbia, që tha se po vazhdon rrugëtimin drejt metodave të presidentit rus, Vladimir Putin.


Kurti tha se kjo nuk përbën rrezik vetëm për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit, por edhe vetë qytetarët e saj, pas arrestimit të dy qytetarëve kosovarë së fundmi nga autoritetet serbe.

Duke folur në mbledhjen e parë të Qeverisë së tij këtë vit, Kurti e akuzoi Serbinë për arrestimin, siç e cilësoi, të padrejtë, të qëllimshëm dhe dashakeq të qytetarëve kosovarë dhe torturimin e qytetarëve të vet.

“Serbia nuk përbën rrezik vetëm për qytetarët tanë, sigurinë tonë, stabilitetin rajonal në Ballkan, ajo së fundmi ka dëshmuar se paraqet rrezik edhe ndaj qytetarëve të saj të cilët janë të gatshëm të kërkojnë falje për gjenocidin serb në Kosovë… Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit, nga frikësimi deri te torturimi çnjerëzor i kundërshtarëve politikë”, tha Kurti.

Exit mobile version