Site icon PrishtinaPress

Kurti: Serbia faktor kryesor i përpjekjeve për destabilizim në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se Serbia është faktori kryesor i përpjekeve për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Kurti këtë deklarim e bëri gjatë nisjes së punimeve në rrugën Kjevë – Dollc.

Ai foli edhe rreth ushtrimeve ushtarake që sot do t’i zhvillojë Serbia në Peshter të Sanxhakut, të quajtur “Vihor 2024”.

“Ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarakë kamikaz. Dhe vendi ku do të mbahen këto ushtrime janë 30 kilometra larg kufirit me Kosovën dhe vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi”, tha Kurti.

I pari i Qeverisë së Kosovës shtoi se bashkëpunimi mes qytetarëve serbë që jetojnë në veri dhe organeve të sigurisë së Kosovës është mjaft i mirë.

Kurti shtoi se Policia e Kosovës është mjaft profesionale

Exit mobile version