Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman.
Ai th se planin franko-gjerman e shohin si bazë të mirë dhe se Serbia e ka refuzuar atë.
“Planin evropian të mbështetur nga Franca dhe Gjermani ne e kemi parë si bazë të mirë për bisedime, ndërsa Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e Këshillit nacional të sigurisë në Beograd, të mbajtur me 27 tetor 2022, me vendim unanim”, tha Kurti kur u pyet se a është plani franko-gjerman i përafërt për marrëveshje finale.
Këto komente Kurti i bëri pas takimit me kryetarët e komunave.