7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Serbia duhet të kërkojë falje dhe të distancohet nga Serbia e Millosheviqit, vetëm pastaj mund të fillojë pajtimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi dy ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë u dënuan me nga 12 vjet burgim për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.

Kurti përmes një cicërime në Twiter ka thënë se të njëjtit persona, struktura e të cilëve pas Bosnjës kryen gjenocid edhe në Kosovë.

“Dy figura famëkeqe të regjimit të Millosheviçit, Jovica Stanisiç & Franko Simatoviç, u dënuan me 12 vjet burg secili për ndihmën dhe mbështetjen e krimeve të kryera nga një njësi speciale e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit Serb, Beretat e Kuqe, gjatë luftës në Bosnje në 1992.

Këta janë të njëjtët persona, strukturat e të cilëve pas Bosnjës kryen gjenocid në Kosovë”, shkroi Kurti.

Ai tha se Serbia duhet të pranojë të vërtetën dhe të kërkojë falje, e që sipas tij, vetëm atëherë mund të fillojë pajtimi i dy vendeve.

“Serbia sot duhet të përballet me të kaluarën e saj, të pranojë të vërtetën, të kërkojë falje & të distancohet nga Serbia e Millosheviçit. Vetëm atëherë mund të fillojë pajtimi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img