1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Serbia agresive nuk distancohet nga Millosheviqi dhe Putini

Kryeministri Albin Kurti, kur është pyetur se kur do të ketë marrëveshje definitive me Serbinë, ka thënë se është i gatshëm për marrëveshjen. Por ai problem e konsideron Serbinë, e cila nuk është distancuar nga Millosheviqi dhe sot nuk po distancohet nga Putini e Kremlini.

Ai tha se Kosova është shtet më demokrat dhe më i pavarur se Serbia, ndërkaq kjo e fundit sipas tij është një regjim hibrid, autokraci praktikisht dhe në anën tjetër nuk është e pavarur nga federata ruse.

“Qysh dje po të varet prej meje, por është e qartë se pala e cila nuk është konstruktive, pala e cila është agresive, ajo e cila nuk distancohet as nga e kaluara pra Millosheviqi, as nga e tashmja problematike për kontinentin tonë, pra Kremlini e Putini është Beogradi zyrtar”, u shpreh Kryeministri.

Kurti e cilëson se kjo situatë bën që ta kemi fqinjësinë e vështirë me Serbinë, por që për këtë do të ndihmojë shumë zbatimi i marrëveshjes është dakorduar në Bruksel dhe në Ohër./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img