Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” të enjten, tha se serbët larguan barrikadat nga pjesa veriore e Kosovës nga frika.
“Bindja ime është se nga frika i kanë vendosur e nga frika i kanë hequr”, tha Kurti teksa shtoi se “Policia e Kosovës do të nderhynte para vitit te ri nëse ato s’do të hiqeshin”.
Duke folur për shanset e arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në bazë të propozimit franko-gjerman, Kurti tha se i ka pëlqyer shumë për një fakt të thjeshtë.
“Mua më ka pëlqyer se kjo nuk është marrëveshje brenda ideologjisë së zgjidhjes së problemeve. Unë e kam mirëpritur faktin që kemi koncepte universale në hyrje të këtij propozomi”.
Prandaj, theksoi ai “gjuha universale e shton parimësinë dhe ja jep qëndrueshmërinë marrëveshjes dhe kjo i ka penguar Beogradit”.