I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nga dje është në Kosovë dhe se sipas burimeve të Indeksonline-t, kryeministri i vendit Albin Kurti nuk e konfirmoi takimin.
Ai mbrëmë është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Indeksonline, përkundër insistimit që të marr një përgjigje nga zyra e kryeministrit, por nga kabineti nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndërsa në agjendën e sotme Lajçaku në zyrën e BE-së pritet t’i takojë liderët e partive opozitare, Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.