1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Rryma nuk është shtrenjtë në krahasim me vendet tjera, ka mundur të jetë më lirë…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike nuk prek xhepin e qytetarëve të Kosovës, sa prek buxhetin e shtetit. Sipas Kurtit, rryma në Kosovë nuk është shtrenjtë në krahasim me vendet e tjera.

Tha se i dhimbsen paratë e subvencionuara për mbulimin e shpenzimeve për energji elektrike, pasi ato do të mund të shfrytëzoheshin për projekte të tjera.

“Në njërën anë ndërprerja e zinxhirit të prodhimit për shkak të pandemisë dhe në anën tjetër hovi në konsum me rastin e zbutjes së saj kur kësaj ja shtojmë edhe spekulantët e ndryshëm në tregje sidomos ndërkombëtare, padyshim që kanë reflektuar në rritjen e çmimeve”, tha Kurti për RTK’në.

“Kurse energjia elektrike tek ne është shtrenjtuar që te konsumatorët, pra te xhepi i qytetarëve kemi një shtrenjtim minimal, shtrenjtimi i energjisë elektrike është shumë më i madh në xhepin, kuletën e shtetit sesa në atë të qytetarit, përkatësisht te subvencionimi. Njëherë i kemi ndarë 20 milionë euro, më pastaj 10 milionë euro dhe tash jemi zotuar për 90 milionë euro që shpresoj që nuk do të na duhet t’i përdorim të gjitha”, shtoi ai.

Por edhe ato janë para të qytetarëve?

“Edhe ato janë të qytetarëve prandaj po ju them, kuleta e shtetit e ka paguar shumë më tepër sesa xhepi i qytetarit. Kjo më dhemb shumë sepse ato janë para që ne do t’i përdornim për fushat e tjera të jetës së qytetarëve të Republikës sonë”, theksoi kryeministri. 

“Sërish çmimi i energjisë në Kosovë nuk është i shtrenjtë në krahasim me vendet e tjera por ka mundur të ishte më e lirë sikur t’i kishim riparuar me kohë termocentralet ekzistuese e mbase para 1 dekade të kishim ndërtuar të reja”, tha Kurti.

“Mosndërtimi dhe mosriparimi i kapaciteteve në këto dy dekada i kombinuar me shtrenjtimin e energjisë në bursat ndërkombëtare ka bërë që ne të kemi një kosto të jashtëzakonshme në këtë dimër. Energjia është shtrenjtuar gjithandej në Europë, edhe në SHBA, madje shumë më tepër se në Kosovë, mirëpo ne me Termocentralin Kosova A që nuk i mbërrin kapacitetet 400 megawat, me Termocentralin Kosova B, që i ka rreth 500 megawat kapacitet edhe me burime të ripërtritshme të pakta që i kemi ne nuk arrijmë kapacitet ndërkohë që në orën 23:00 të çdo mbrëmje e tejkalon 1gw, sidoqoftë tash importi i energjisë elektrike ka rënë dukshëm”, theksoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img