Kryeministri Albin Kurti ka ngritur dyshime mbi punën e Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka thënë se institucioni më i lartë kushtetues në vend me aktgjykimet e saj është duke bërë rishkrimin e aktit më të lartë juridik.
“Sa i përket Ligjit për KPK-në që e ka votuar kuvendi, e kemi marrë dritën jeshile nga Komisioni i Venedikut, OJQ-të, ambasadat e kanë mirëpritur dhe Gjykata Kushtetuese mendon dhe vendos ndryshe”, është shprehur Kurti në kuvend
“Uroj të jem gabim por faza që ka nis më herët dhe po vazhdon edhe ditës së sotme, me aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese, është ajo e rishkrimin të Kushtetutës më shumë sesa e interpretimit të saj”.
“Koha do ta dëshmojë këtë”.