Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi se mosshkuarja e kryeministrit Albin Kurti në një takimin BE-Ballkan në Tiranë, tregon “logjikën e mbrapshtë, inatçore dhe autoritare” të një njeriu që udhëheq Kosovën.
Sipas tij, është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat.
Tahiri ka kërkuar nga Qeveria që të marrë pjesë në takime ku flitet për të mirën e vendit. Ndërsa shtoi se mospjesëmarrja e kryeministrit Kurti në takim e sotëm që mbahet në Shqipëri, është duke e dëmtuar më shumë Kosovën.
Në një konferencë për media shefi i GP të AAK-së tha po ashtu se në rrafshin e brendshëm Kosova nuk ka pasur asnjëherë më pak sovranitet, duke shtuar se edhe ‘një pjesë e veriut ka mbetur në duar të askujt’.
Mes tjerash, ai sërish ka akuzuar Qeverinë për masat e marra ndaj Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare.