1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti refuzoi Ramën për takimin e rëndësishëm në Tiranë, del me sqarim Qeveria e Kosovës

Për shkak se konferenca në Kretë të Greqisë ka qëlluar për të njëjtën ditë me takimet jo-formale me krerët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka bërë me dije kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që nuk mund të marrë pjesë. Kjo, pasi që Kurti e ka konfirmuar disa muaj më parë pjesëmarrjen në Kretë.

Ky është arsyetimi i Qeverisë së Kosovës për mos-pjesëmarrjen e Kurtit në takimin jo-formal, ku pjesë e tij do të jenë të gjithë liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Mysafir i veçantë i këtij takimi do të jetë edhe Komisioneri Evropian, Oliver Varhelyi.

“Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë”, ka thënë nëpërmjet një njoftimi në ‘Facebook’ zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Sidoqoftë, Kryeziu ka bërë të ditur se Kurti do të jetë pjesëmarrës në Samitin e Procesit të Berlinit, që pritet të mbahet më 16 tetor të këtij viti.

Në vend të Kurtit, mediat shqiptare kanë raportuar se pjesëmarrës në takimin në Tiranë do të jetë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img