Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në Ditën e Lirisë së Shtypit. Kjo sidomos pas publikimit të raportit nga Reporterët pa Kufij, ku Kosova ra për 19 vende.
Kurti ka thënë se qeveria është e gatshme të adresojë shqetësimet e mediave.
“Në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, ne duam të pranojmë përpjekjen që duhet për të ndriçuar të vërtetën në një kohë dezinformimi të madh dhe të armatosur. Qeveria jonë është e hapur dhe e gatshme të adresojë shqetësimet e medias dhe të punojë drejt një peizazhi më transparent dhe pluralist”, ka shkruar Kurti.