Site icon PrishtinaPress

Kurti reagon për rastin e Martin Berishajt, i transmeton fjalët e ambasadorit

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar lidhur me rastin e ambasadorit Martin Berishaj i cili implikohet në një skandal financiar në Slloveni. Kurti ka cituar fjalët e ambasadorit Berishaj i cili tha se raportimet e mediave sllovene janë të pavërteta.

“Zëdhënësi ynë i qeverisë e ka dhënë qëndrimin dhe poashtu ambasadori Berishaj e ka bërë një deklaratë me të cilën tregon se ato janë të pavërteta dhe se do ta padis mediumin i cili ka shpifur asisoj”, tha shkurt Kurti.

Ambasadori Berishaj po dyshohet se është i përfshirë në një skandal financiar për shpëlarje parash në Slloveni. Sot, në një postim të shkurtë në Facebook, Berishaj i ka mohuar të gjitha akuzat.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Paparakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN

Exit mobile version