“Kur të kthehet ushtria në Kosovë”, ka qenë një mbishkrim skandaloz e shovinist i tifozëve serbë të Crvena Zvezda, gjatë një ndeshjeje miqësore ndaj klubit italian Fiorentina.
Për këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është kthyer në histori të viteve të 90’ta, ku tifozët e Crvena Zvezda ishin revoltuar kundër Kroacisë.
Kurti thotë se pas atij revoltimi kishte nisur luftërat ballkanike, pra një mesazh që tifozët ulra-nacionalistë e kishin nisur.
Në atë kjo ajo tifozëri kishte pasur lidhje me Arkanin famëkeq.
“Në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga ICTY, Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”, ka shkruar Kurti në Twitter.